19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pamje nga vendi ku ndodhën dy shpërthime afër veturës së Policisë së Kosovës në Jarinje

Rekomandime

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga Sharpej i Jarinjës, ku sot ndodhën dy shpërthime në afërsi të veturës së PK’së.

Policia tha se dyshon se mjetet kanë ardhur nga territori i Serbisë.

- Advertisement -

Vetura e Policisë ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet KRlMlNALE trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit