Madhështore, Isufi fiton titullin e botës në WBF

    0
    556

    Boksieri nga Tërnoci, Shefat Isufi ka triumfuar mbrëmë në meçin ndaj Grigos Saruhanian, duke e fituar titullin e botës në WBF (World Light Heavyweight).

    Isufi garoi për brezin WBF në Mynih të Gjermanisë dhe pas 12 raundeve u shpall fitues.

    Ai pati përkrahje të madhe nga të pranishmit, e cila pa dyshim se e inspiroi për një fitore të madhe.

    Shefat Isufi dominoi meçin në shumicën e raundeve, duke fituar në fund me meritë pas vendimit të gyqtarëve.

    Për Isufin, kjo ishte ndeshja e 40-të si boksier profesionist, ku ka të regjistruar 34 fitore, katër humbje dhe dy barazime.