Rusia i ka kërkuar forcave ukrainase që akoma po Iuftojnë që të mbrojnë dhe të mos bie në duart e tyre qyteti i Mariupolit, që të dorëzojnë armatimin.
E një ultimatum i tillë vjen në kohën kur po vazhdojnë suImet mbi këtë qytet që gjendet në juglindje të Ukrainës, dhe prej fillimit të pushtimit ka qenë i rrethuar nga forcat ruse.
Siç raporton Ria, të gjitha forcat e armatosura ukrainase, duhet të dorëzojnë armët në një afat prej orës 6 të mëngjesit e deri në 13 – kështu të paktën bëjnë të ditur edhe nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Vlerësohet se Mariupoli me rrethinë ka akoma 100 mijë banorë, që kanë mbetur të ngujuar në disa pjesë të qytetit që kontrollohen nga rusët – derisa trupat ukrainase e kanë të kufizuar qasjen në ato pak zona të qytetit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmë e ka cilësuar situatën në qytetin e rrethuar – Mariupol si jonjerëzore, duke theksuar se kjo akoma po ia vështirëson jetën atyre qytetarëve që kanë ngecur brenda.
“Rusia qëllimisht po mundohet të shkatërrojë të gjithë që janë në Mariupol”, tha Zelensky në videon e tij më të fundit.
Mariupoli është qyteti i parë që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë është i rrethuar.