8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia paralajmëron: Azerbajxhani po e shkel marrëveshjen, bota mund të shoh edhe një Iuftë tjetër

Rekomandime

Armëpushimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë u shkel për herë të dytë brenda një jave të premten, nga forcat azere që kaluan vijën e armëpushimit pranë Seysulan në rajonin Martakert të Republikës de-fakto të Artsakhut, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Forcat e Azerbajxhanit kaluan vijën e armëpushimit në Nagorno-Karabakh përpara se të ktheheshin në pozicionet e tyre pas bisedimeve me paqeruajtësit.

- Advertisement -

Kontingjenti paqeruajtës rus, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Nagorno-Karabakut, morën masa për zgjidhjen e incidentit. Sipas Qendrës Informative të Republikës së Artsakhut, forcat e Azerbajxhanit u kthyen në pozicionet e tyre fillestare pas negociatave me forcat paqeruajtëse, shkruan JP.

Qendra Informative e NKR-së pohoi se forcat e Azerbajxhanit po përpiqeshin të përmirësonin pozicionet e tyre duke avancuar trupat.

Republika e Artsakhut është një republikë ‘de facto’ e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Në vitin 2020, zona ku ndodhet republika u rimor përsëri nga Azerbajxhani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit