Një kryetar bashkie në Ukrainë ka përshkruar përvojën e tij të marrjes në pyetje për gati një javë nga forcat ruse.
“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme sepse e kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve të tjerë nuk vlenin aspak”, tha për Reuters, Ivan Fedorov, kryetar i bashkisë së Melitopolit.
Ai u rrëmbye më 11 mars pasi rusët pushtuan Melitopolin dhe më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.
Fedorov tha se nuk u torturua fizikisht por ‘psikologjikisht’ pasi deri në shtatë ushtarë e merrnin në pyetje “natën rreth katër ose pesë orë”.
“Ushtarët rusë menduan se do të mirëpriteshin dhe kur kjo nuk ndodhi, ata ishin shumë, shumë të zemëruar”, shpjegoi ai.
Fedorov, i cili tani është në Romë, tha se mbetet në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.
Ai në fundjavë u takua me Papa Françeskun, të cilin tha se e ftoi të vizitonte Ukrainën sepse sipas tij “ndoshta ai mund ta ndalojë këtë Iuftë”.