11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

A do ta ndryshojë “lojën” dërgesa e re e armatimit prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

Rekomandime

SHBA premtoi së fundmi 800 milionë dollarë më shumë armë për Ukrainën, ndërsa agresioni rus hyn në muajin e tretë dhe forcat ruse kërcënojnë të marrin qytetin jugor të Mariupolit dhe të godasin kryeqytetin Kiev me suIme raketore.

Ushtria e Ukrainës ka përdorur në mënyrë mbresëlënëse armët që anëtarët e NATO-s ofruan para fillimit të agresionit dhe gjatë disa javëve të fundit, duke përfshirë raketa-hedhës portativë dhe artileri.

- Advertisement -

Madje, pavarësisht armatimit superior të Rusisë, forcat e Ukrainës kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga planifikimi i dobët dhe gabimet taktike të forcave ruse në shumë raste – për të mbajtur kontrollin e shumicës së zonave kryesore të popullsisë.

Megjithatë, qeveria ukrainase ka bërë thirrje për armë shtesë, veçanërisht aeroplanë luftarakë, për të vazhduar të mbajë larg forcat ruse, të cilin armatim, NATO në tërësi deri më tani ka refuzuar t’i japë, kanë shkruar mediat e huaja.

Polonia i kishte ofruar aeroplanë Iuftarakë qeverisë ukrainase muajin e kaluar, por plani u anulua pasi SHBA-ja ndërhyri për ta ndaluar këtë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, premtimi i ri i SHBA-së do të përfshijë disa aeroplanë, megjithëse jo aeroplanët Iuftarakë që Ukraina ka kërkuar për t’u ballafaquar me fuqinë ajrore ruse; në vend të kësaj, 11 helikopterë Mi-17 të prodhuar nga Rusia, të nisura për në Afganistan përpara largimit kaotik të verës së kaluar, janë dërguar në Ukrainë.

Ndërsa ata nuk janë aq të shkathët sa aeroplanët Iuftarakë, si MiG-29 ose F-16, disa variante të Mi-17 mund të pajisen me raketa antitank dhe armë të tjera për të sulmuar forcat tokësore dhe ajrore ruse.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara tashmë i dhanë Ukrainës pesë helikopterë Mi-17 në fillim të këtij viti.

Sisteme të fuqishme armatimi – që mund të gjuajnë predha në trajektore të gjata, duke përfshirë municione të drejtuara me precizion – po ashtu po shkojnë për në Ukrainë, së bashku me transportuesit e personelit – të blinduar – dhe automjete të tjera, qindra municione, drone Switchblade, miliona fishekë, si dhe një sërë sistemesh të tjera mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse janë caktuar gjithashtu për Ukrainën.

Pentagoni konfirmoi të dielën për Vox se dërgesat e armatimit tashmë ishin “duke u përgatitur”, megjithëse një zëdhënës nuk dha detaje dhe nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me helikopterët në veçanti, duke përfshirë modelin specifik që SHBA do të dërgonte në Ukrainë.

Armatimi i ri ofron avantazhe dhe sfida të reja

“Ata po marrin një sasi të madhe të asaj që u nevojitet”, ka vlerësuar Rita Konaev, drejtoreshë e asociuar e analizave në Qendrën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim të Universitetit Georgetown për Vox të dielën, pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ukrainës për aeroplanë Iuftarakë për t’iu “kundërvënë” forcës ajrore ruse.

“Është e paprecedentë. Ne nuk kemi parë kaq shumë [armatim] të këtij kalibri, kaq shpejt”.

Në veçanti, disa lloj armatimi, kanë qenë në listën e dëshirave të municionit që forcat e armatosura ukrainase kanë nevojë dëshpërimisht për të shmangur forcat ruse teksa përqendrohen Iuftimet në juglindje, në zonën e Donbasit.

Ato pajisje përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme të aftësisë ndërsa Ukraina përpiqet të largojë forcat ruse, mendon John Spencer, një ekspert i Iuftës urbane në Forumin e Politikave Madison.

“Ju nevojiten këto armë më të mëdha, më të fuqishme… që të përputhen me atë që Rusia po sjell në një përpjekje për të marrë Ukrainën lindore”, tha ai.

Siç edhe është thënë, Rusia pritet të shtojë Iuftimet në Donbas në lindje në ditët dhe javët në vijim, duke e bërë shpërndarjen e shpejtë të armëve dhe pajisjeve të reja vendimtare.

Një fitore ruse duket e pashmangshme në Mariupol, të cilin forcat ruse e kanë bombarduar dhe ndërprerë qasjen në nevojat bazë dhe ndihmat humanitare për javë të tëra, dhe ata mund të përdorin të njëjtat taktika brutale për të pretenduar qytete të tjera të Ukrainës.

Me këtë ndryshim në mendje, zëdhënësi John Kirby u tha gazetarëve të mërkurën se Pentagoni po dërgonte paketën e re të armatimit sa më shpejt që të ishte e mundur.

Dhe për shkak se disa nga sistemet e armëve – janë të reja për trupat ukrainase, do të ketë një “sesion mësimi” në mes të një konflikti shumë aktiv.

Megjithatë, Kirby u tha gazetarëve të enjten se ai nuk mendon se trajnimi i trupave ukrainase mbi armët e reja do të jetë shumë i lehtë; në fakt, disa trupa ukrainase tashmë janë trajnuar për të përdorur Switchblades, sipas New York Times.

Por angazhimi i ri i administratës së Joe Biden, si në armë ashtu edhe në dërgimin dhe trajnimin në kohë, ka shkaktuar një “qortim” nga Rusia, siç raportoi të enjten Karen DeYoung e Washington Post.

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, paralajmëroi një notë zyrtare diplomatike e dërguar nga ambasada ruse për Departamentin e Shtetit të SHBA.

A mund të bëj ndryshim armatimi i ri?

Një kthesë më pozitive në shënim vjen nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili i tha Washington Post se paralajmërimi i Rusisë është një tregues se dërgesat e aratimit mga SHBA-të dhe NATO-s në Ukrainë po funksionojnë siç synohet.

“Ajo që rusët po na thonë privatisht është pikërisht ajo që ne i kemi thënë botës publikisht – se sasia masive e ndihmës që ne u kemi ofruar partnerëve tanë ukrainas po rezulton jashtëzakonisht efektive”, citohet të ketë thënë zyrtari.

Ndërkohë që armatimi i SHBA-së dhe NATO-s kanë luajtur sigurisht një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës – dhe këto armë të reja ka të ngjarë të rezultojnë efektive në këtë fazë të re të konfliktit – ka faktorë ndërlikues që duhen marrë parasysh.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, Rusia teorikisht mund të vazhdojë të rimbushë trupat e saj në Ukrainë, nëse vendos ta bëjë këtë.

“Ne nuk e dimë se si duket ‘banka rezervë’ e Ukrainës; ata nuk kanë aftësinë për të rimbushur forcat”, tha Konaev për Vox.

Mbajtja e trupave ukrainase të gjalla dhe të afta për të luftuar do të jetë një pjesë kritike e ndihmës së vazhdueshme.

Por pyetjet më të mëdha – se cilat janë rezultatet e dëshiruara dhe reale të këtij konflikti dhe si duhet të duket një partneritet strategjik afatgjatë për të mbështetur Ukrainën në këtë Iuftë – janë ende pa përgjigje.

Përveç një triumfi të demokracisë mbi autoritarizmin, qëllimet strategjike specifike dhe të matshme të mbështetjes së SHBA-së nuk janë artikuluar qartë.

Me fjalë të tjera, tha Konaev, nuk e dimë nëse qëllimi është që Ukraina, “të fitojë? Kur? Si? Dhe me çfarë kostoje?”.

Sidoqoftë, dërgimi i armëve është thelbësor për Ukrainën që të mbrohet kundër një pushtimi të padrejtë dhe shkatërrues rus; kjo është e padiskutueshme.

Por ajo i shërben vetëm një nevoje të menjëhershme dhe është e ngushtë në shtrirje; Mbështetja mbrojtëse nuk adreson shkatërrimin e madh humanitar që Rusia po shkakton në qendrat e popullsisë si pjesë e strategjisë së saj ushtarake.

Andaj në afat të menjëhershëm dhe afatgjatë, armët nuk janë nevoja e vetme kritike; ushqimi, strehimi, mjekimi dhe kujdesi mjekësor janë ndoshta po aq të rëndësishme për popullatën ukrainase dhe do të vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë pas ndalimit të Iuftimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit