7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Aeroplani rus niset t’i mbledhë diplomatët e dëbuar, por sanksionet e BE’së e detyruan t’i kalojë 15 mijë kilometra më shumë

Rekomandime

Rusia është duke i ndjerë në masë të madhe pasojat e sanksioneve të vëna nga shtetet e perëndimit, por se këtë gjë Kremlini po tenton ta fsheh.

E një dëshmi e mirë për këtë është se një aeroplan që ishte nisur nga Moska për të mbledhur diplomatët e dëbuar – nga Greqia e më pas Spanja, është detyruar të përshkojë 15 mijë kilometra për shkak të ndalesave që i kanë bërë vendet anëtare të BE-së, kështu të paktën thuhet edhe në ueb-faqen e FlightRadar24.

- Advertisement -

“Derisa Spanja dhe Greqia bën një herë përjashtime për fluturaken dhe e lënë të futet në hapësirën e tyre ajrore – aeroplani hasi në ndalesa të vendeve tjera që ndalojnë fluturimet ruse”, thuhet në kumtesën e kësaj ueb-faqe.

Madje është bërë e ditur se distanca apo kilometrat e përshkruara nga ky udhëtim, ishin hiq mw pak se 15.163 kilometra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit