19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Nuk votohet Komisioni Hetimor, opozita lëshon sallën dhe paralajmëron bojkot të seancave

Rekomandime

Formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme.

Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që të tri partitë opozitare të lëshojnë sallën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se deputetët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë tani e tutje deri në votimin e Komisionit Hetimor.

Bojkot të seancave të Kuvendit ka paralajmëruar edhe AAK.

- Advertisement -

“Na e mohuat një të drejtë bazike si grup parlamentar. Nuk do të marrim pjesë në seancat më tutje sepse nuk ka kurrfarë kuptimi”, u shpreh shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit