2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

‘Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për president të Serbisë’

Rekomandime

Ish kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, është treguar e ashpër me kryetarin e ri të kësaj komune Shqiprim Arifin, për të cilin tha se është i vetmi shqiptar që votoi për president të Serbisë.

Sinani, përmes një postimi në Facebook tha se Arifi është i vetmi politikan shqiptar që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo shtoi se ai nuk është i vetëm, por përkrahet edhe nga Sami Salihu, të cilin e quajti ‘’patericë të përkohshme’’.

Kujtojmë se Sinani ishte shkarkuar nga pozita e kryetares së Preshevës, e më pas u zgjodh Shqiprim Arifi.

Ardhja e Arifit në këtë pozitë ngriti tensionet në Luginë, derisa u përcoll me kritika të shumta.

- Advertisement -

Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për President të Serbisë.
– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së KRlMEVE të Iuftës së Serbisë në Beograd.
– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.
Por, Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla. Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu.
Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.
Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale.
Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit