20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Grupi famëkeq “Wanger”, zulohen disa detaje të reja: Jo të gjithë ushtarët janë rusë

Rekomandime

Agjencia gjermane e inteligjencës ka bërë përgjime tek radiolidhjet e grupit të mercenarëve rus “Wagner”, të cilët thuhet se kanë pasur goxha rol të madh në KRlMET e kryera në qytetin e Buchas në Ukrainë.

Roli i tyre po ashtu është që të eliminojne ose kapin politikanë dhe personalitete të njohura ukrainase si presidenti i Ukrainës Volodymur Zelensky.

- Advertisement -

Grupi i krijuar nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, kanë vepruar edhe në disa vende Siri, Libi, Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore, Mali, Republikën Demokratike të Kongos, Mozambik dhe Madagaskar.

Ata njihen për btutalitetin e tyre duke i bërë idealë për strategjitë e frikësimit brutal, siç është mizoria në Bucha.

Autori i shkrimit që u publikua në gazetën “The Hill”, Sean McFate tregon se jo të gjithë anëtarët e Wagner-it janë rusë, por janë rekrutuar nga të gjithë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

- Advertisement -

Luftën e parë që ata e zhvilluan është në KRlME në vitin 2014-të.

Në organizatën e themeluar nga gjenerali rus në pension i Spetznaz Dmitry Utkin, thuhet se kanë kaluar deri në 15 mijë persona.

- Advertisement -

Arsyeja se pse këta kanë hyrë në këtë grup janë paratë.

Sipas informacioneve ata paguhen nga 2 mijë e 500 dollarë apo mbi 2 mijë e 300 euro.

“Wagner” dhe forcat elitare amerikane patën një përballje në vitin 2018-të në Sirinë lindore.

Beteja zgjati për orë të tëra derisa forcave të SHBA-ve ju erdhi ndihmë nga ajri helikopterë Apache dhe drone Predator.

SHBA eliminuarn më shumë rusë atë natë se çdo natë gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas autorit kur këta arritëb t’iu bëjnë ballë forcave amerikane, paramendoni se çka janë bë gjendje të ju bëjnë vendeve tjera.

Fatkeqësisht, kjo tanimë është e qartë në Bucha.

Tutje në artikull bëhet thirrje që NATO të i neutralizojë veprimet e këtij grupi.

Ata gëzojnë besim të madh tek Moska dhe thjeshtë ne nuk duhet që t’i bombardojmë por duhet që me anë të veprimeve dhe shërbimeve inteligjente të i hedhin dritë mbi operacionet e fshehta të “Wagnerit”.

Nëse arrihet kjo ata do të pushohen nga ana e Moskës.

Tutje në artikullin e anëtarit të Këshillit të Atlantikut dhe profesorit të Georgetownit, shkruan se duhet që të gjenden zgjidhja tjera që ata të heqin dorë nga Wagneri.

Profesori thekson se shumë nga Iuftëtarët janë të pakënaqur.

Ai thekson se atij i është bërë me dije nga këta anëtarë se po ndjehen si “mish për top”.

Sean McFate thotë se sugjeron që atyre që iu gjendet ndonjë punë tjetër duke pasur kështu rrezik më të vogël dhe do të siguronin të njëjtat të ardhura për familjet e tyre.

Ai propozon si shembull se ata do të mund të punonin si roje e infrastrukturës së naftës në Lindjen e Mesme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit