Zyrtare: Edhe Kurti shkon në SHBA javën e ardhshme

    0
    121

    Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares amerikane të shtetit, Albright.

    Nga Qeveria kanë konfirmuar për mediat se Kurti do të udhëtojë drejt SHBA-së gjatë javës së ardhshme.

    Drejt ShBA-së në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Osmani po ashtu do të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

    Osmani dhe Kurti ditë më parë kishin paralajmëruar vizitë në SHBA gjatë muajit prill dhe maj.