12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish deputeti: Pa e nxjerr nje rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje nuk ka

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike pesë herë radhazi nuk kaloi në Kuvend.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se pa e nxjerr edhe një rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje ekonomike nuk do të ketë.

- Advertisement -

Ai shkruajti se kurioziteti i ditës sot është që të enjten për herë të gjashtë po del për t’u votuar në Kuvend, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kurioziteti i ditës sot: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, të enjten për herë të gjashtë (6) pritet të del për votë në Kuvend. Dmth pa e nxjerr edhe nje rrogë të 13-të deputetët sivjet, rimëkëmbje nuk ka.

Fundja, cili është kuptimi i rimëkëmbjes ekonomike pa bonus vjetor”, ka shkruar Sejdiu.

- Advertisement -

Votimi i këtij projektligji ka dështuar për të satën herë, meqenëse partitë opozitare nuk po e përkrahin këtë ide.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit