7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusët kërcënojnë Moldavinë: “Kini kujdes, iu hedhim në plehra të historisë”

Rekomandime

Për ndalimin e simboleve të invazionit rus të Ukrainës në Molldavi, ashpër ka reaguar Federata e Rusisë, me kërcënimin se “iu hedhim në plehra të historisë”, raportoi Jutarnji List.

Simbolet “Z” dhe “V” në mbështetje të agresionit rus u ndaluan në ish-republikën sovjetike të Moldavisë.

- Advertisement -

Deputeti rus Aleksei Pushkov e ka kërcënuar presidentet moldave Maja Sanda se vendi i saj mund të përfundojë “në plehra të historisë”.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm kur është çështja te Rusia dhe simbolet e saj, veçanërisht duke ditur që Kishinevi nuk mund të paguajë për gazin rus”, ka thënë Pushkov.

Moldavia mbështetet krejtësisht në gazin rus sa i përket energjisë.

- Advertisement -

Vendimin për ndalimin e simboleve të përmendura Sanda e ka shpjeguar duke thënë se ato kontribuojnë në përçarjen në vend dhe se e kanë vendin në “plehra të historisë”.

Moldavia, e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, po kërkon anëtarësimin në BE, por njoftoi në 9 mars se nuk dëshiron anëtarësimin në NATO, duke thënë se parimi i neutralitetit është i përfshirë në kushtetutën e vendit.

- Advertisement -

Kishinau dërgoi ndihma humanitare në Ukrainë, por u përmbajt nga dërgimi i pajisjeve ushtarake dhe armëve. Duke pasur parasysh statusin neutral të vendit, Moldavia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit