7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përfaqësuesi i SBASHK-ut jep detaje për shtyerjen e vitit shkollor

Rekomandime

Pas një takimi të jashtëzakonshëm mes ministrit të Arsimit Ramë Likaj, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, është vendosur që mësimi të fillojë me 14 shtator, për të vazhduar pastaj me tri fazat e parapara sipas ministrisë.

- Advertisement -

Këto informacione i ka konfirmuar përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga dita e hënë për të diskutuar çështjet e tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit