0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Bota të na ndihmojë, na kanë mbetur pak orë”, thirrjet që forcat ukrainase po i bëjnë në Mariupol

Rekomandime

“Na ndihmoni, na kanë mbetur vetëm pak orë kohë!” Është kjo thirrja e dëshpëruar që i bën botës, një prej komandantëve të forcave që po mbrojnë qytetin ukrainas të Mariupolit.

Rusia u ka dhënë një ultimatum të ri forcave të rezistencës që strehohen në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal, të ulin armët gjatë orëve në vazhdim. Por në një mesazh të publikuar në orët e para të së mërkurës, major Serhiy Volyna i batalionit Azov, tha se trupat e tij nuk do të dorëzoheshin, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojnë 500 ushtarët e plagosur, dhe qindra gratë e fëmijët, që siç tha po fshihen bashkë me ta në bunkerët e impiantit.

- Advertisement -

“Kjo është deklarata jonë për botën. Mund të jetë e fundit. Mund të na kenë mbetur vetëm pak ditë, ose pak orë. Njësitë e armikut janë 10 herë më shumë sesa ne. Kanë epërsi në ajër, artileri, dhe njësitë që janë dislokuar në tokë, pajisje dhe tanke. U bëjmë thirrje liderëve botërorë të na ndihmojnë”, deklaroi Serhii Volyna, Komandant i Brigadës së 36 të Marinës.

Por ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të refuzojnë ultimatumin për dorëzim, edhe pas raportimeve se Rusia ka vendosur të rrafshojë xhepin e fundit të rezistencës, Moska dhe Kievi u dakordësuan për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve.

Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë për evakuimin e 6000 grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Rreth 130 mijë qytetarë janë të bllokuar në qytetin e rrethuar ku prej 50 ditësh vuajnë mungesën e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve.

- Advertisement -

Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkoi situatën në Mariupol si tejet të vështirë dhe tha se nëse Ukraina do të kishte qasje më të mirë ndaj armëve do t’i kishte dhënë fund Iuftës.

“Situata në Mariupol mbetet tejet e vështirë, pa asnjë ndryshim. Trupat ruse po bllokojnë përpjekjet për korridoret humanitare për të shpëtuar njerëzit tanë, dhe përpiqen t’i deportojnë apo edhe t’i mobilizojnë ata me forcat pushtuese. Fati i dhjetëra mijëra banorëve është i panjohur”, tha Zelensky.

- Advertisement -

Sakaq, forcat ruse vijojnë ofensivën e shkallës së gjerë në lindje të Ukrainës, në përpjekjen për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhanks.

Inteligjenca britanike thotë se prania ushtarake ruse në rajon vazhdon të rritet dhe Iuftimet po intensifikohen. Në shënjestër të sulmeve në 24 orët e fundit janë vënë qytetet e Rubizhne dhe Sieviero Donetsk, në rajonin e Luhanks ku 130 trupa të plagosur u dërguan në spital. Shpërthime janë raportuar edhe në qytetin jugor të Mikolaiv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit