Rusia teston raketën e re balistike interkontinentale, Putin informohet në TV nga ushtria

0
123

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale Sarmat, shkruan Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në televizion duke u informuar nga ushtria se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët.

Raketa balistike ndërkontinentale Sarmat ka “karakteristikat më të larta taktike dhe teknike”, citohet të ketë thënë Putin.