Elvis Hoxha, ish këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe njëri nga ideologët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar rreth çështjes së skandalit financiar në Slloveni e ku dyshohet të jetë përfshirë edhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Duke sqaruar se çfarë bëri Berishaj, i cili paralajmëroi padi ndaj gazetës sllovene që raportoi për skandalin, e ka krahasuar atë me ish krerët e UÇK-së që tash gjendet në Hagë.
“Por për diçka jam i sigurt që tani. Kur të dalë publikisht pafajësia e z. Martin Berishaj, zëdhënësi i Pdk-së nuk do të kërkojë asnjë falje publike për zgjerimin e mashtrimit nga ambasadori te kryeministri i Kosovës. Sepse Pdk-ja e ka për zakon ta inkriminojë shtetin e vet edhe me fjalë edhe me vepra. Ashtu siç ka bërë me inkriminimin e Iuftës me Gjykatën speciale. Ashtu siç ka bërë me akuzat që hidhte mbi Vetëvendosje si lëvizje TERR0RlSTE”, ka shkruar Hoxha.