10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyrtari i PDK-së “godet” Vjosa Osmanin: Profesoresha e Juridikut që nuk respekton Kushtetutën

Rekomandime

Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi me anë të një shkrimi në Facebook ka goditur ashpër Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani pasi thekson se kjo e fundit nuk është bashkëpunuese me Gjykatën Kushtetuse duke sjellë dhe një dokument të kësaj Gjykate për ta vërtetuar.Ai thekson se megjithëse zonja Osmani është Profesoreshë e Juridikut ajo tjetër vepron dhe tjetër ju mëson studentëve tësaj.

- Advertisement -

“Absurditeti është ky – Kryetarja e Kuvendi, e cila e përfaqëson këtë institucion, e që jep mësime drejtësie në fakultet, nuk i përgjigjet kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. E injoron këtë kërkesë dhe refuzon të bashkëpunojë.Sjellja e saj, në kundërshtim me parimet që ligjëron çdo javë para qindra studentëve që nesër do të jenë avokatë, profesorë, gjyqtarë, prokurorë – është vrazhdësi dhe pazotësi për t’u shkëputur nga interesat e politikës ditore të një subjekti politik që nuk i takon.” shkruan Gjoshi.

Postimi i plotë i Gjoshit:

KUR NJË PROFESORESHË E JURIDIKUT NUK E RESPEKTON GJYKATËN KUSHTETUESESa herë që kryetarja e Kuvendit dërgon njoftime nga aktiviteti i saj në këtë institucion, i nënshkruan këto njoftime me kredencialet akademike, Dr. Vjosa Osmani, për të na treguar arritjen e saj akademike.

- Advertisement -

Ajo është ligjëruese në Fakultetin Juridik, ku askund më shumë nuk mësohet për respektimin e ligjit dhe institucioneve.

Por, në vend se kjo të ishte përparësi për Kuvendin dhe për Kosovën, në fakt po del se është magësi dhe fatkeqësi.

- Advertisement -

Kur është në fakultet ajo mund t’i “gënjejë” studentët e saj me fjalët e bukura për drejtësinë, por kur shkon në Kuvend sjellja e saj është larg ligjërimit të saj.Pse po e them këtë?Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në RKS për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën (Kapitulli 8, neni 112).Por, çfarë ndodhë në vendin tonë kur kjo Gjykatë i kërkon Kuvendit të dijë se çfarë ka bërë me një çështje të caktuar?Absurditeti është ky – Kryetarja e Kuvendi, e cila e përfaqëson këtë institucion, e që jep mësime drejtësie në fakultet, nuk i përgjigjet kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. E injoron këtë kërkesë dhe refuzon të bashkëpunojë.Sjellja e saj, në kundërshtim me parimet që ligjëron çdo javë para qindra studentëve që nesër do të jenë avokatë, profesorë, gjyqtarë, prokurorë – është vrazhdësi dhe pazotësi për t’u shkëputur nga interesat e politikës ditore të një subjekti politik që nuk i takon.Gjykata Kushtetuese e ka shpallur Dr. Vjosa Osmani jo-bashkëpunuese edhe përkundër faktit se është detyrim ligjor i të gjitha organeve publike të mbështesin dhe të bashkëpunojnë me këtë gjykatë dhe sipas kërkesës së saj. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e mban datën 1 maj 2020.Dr. Vjosa Osmani, përmes sjelljes së saj, po e zhvlerëson punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu siç po bën edhe shkelësi i Kushtetutës, Albin K. kur deklaronte se Kuvendi është i seancave të kota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit