6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Fatmir Rexhepi tregon nëse do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në partinë e re

Rekomandime

Ditë më pare mediet raportuan se Fatmir Rexhepi do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në listën e re që pritet ta krijojë, me të cilën do të garonte në zgjedhjet e reja së bashku me VV-në.

Por deputeti Rexhei në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se nuk ndihet mire kur pyetet se a do të largohet nga LDK-ja, kjo siç thotë për faktin se mbi 30 vjet ka kontribuar në këtë parti, dhe është një nga themeluesit e saj në Gjilan.

- Advertisement -

Të jem i sinqert e kam lexuar në gazeta, nuk e di, nuk kam informatë tjetër, sa herë më bëjnë këtë pyetje unë nuk ndihem mirë pasi jam qe 30 vjet në LDK, një nga themeluesit e saj në Gjilan”, thotë Rexhepi.

Ai thotë se LDK duhet të vazhdoj me potencialin e saj t’i japë oksigjen vendit.

- Advertisement -

“Pa LDK-në, nuk mund të ketë demokraci të zhvilluar dhe të përparuar. Unë me LDK i kemi asetet tona politike, kam qenë ministër dhe deputet, dhe i hy në hak, shumë në borxh LDK-së”, ka thënë Rexhepi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit