Trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave, si dhe integriteti, ndershmëria e përgjegjësia në shërbimin publik, janë dy parime tejet të rëndësishme të Policisë së Kosovës.
Një polic i Kosovës, gjeneratë e re, siç duket i ka harruar menjëherë parimet e institucionit të Policisë së Kosovës.
Ai i ka shkelur parimet e policisë deri në atë masë saqë e ka lejuar një qytetare t’ia hap shoqes së saj edhe derën e veturës së Policisë së Kosovës dhe ta lirojë atë.
Demokracia.com ka siguruar një video-ekskluzive, e cila është bërë para një diskoteke, ku një zyrtar policor shihet duke biseduar me një vajzë, derisa është i mbështetur në veturën zyrtare të policisë.
E njëjta vajzë, më vonë e hap edhe veturën e policisë, gjë që qytetarët nuk kanë të drejtë ta bëjnë dhe e nxjerrë prej veturës një vajzë tjetër që ishte shoqëruar aty nga policia.