“Pa pasë nevojë me ja lag fytin ndokujt”, Muja publikon tabelën e kontributeve të bizneseve

0
136
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes, Armend Muja, ka publikuar një tabelë ku shihen kontributet e bizneseve në buxhetin shtetëror, për tremujorin e parë nga viti 2011 e deri më tani.

Muja, tha se bizneset kanë kontribuar rreth 41 milionë euro në vitin 2022, për periudhën janar-mars.

Sipas tij, kjo është dyfishi nëse krahasohet me vitet paraprake.

Po ashtu, ligjvënësi i pushtetit deklaroi se kjo ndodh kur kontributi bëhet në arkë shtetërore e jo në xhepat e politikanëve.

“Mjedis i parashikueshëm, korrektësi, rend e ligj, pa pasë nevojë me ja lag fytin ndokujt”, shkroi ai në Facebook.