10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Fakte historike”, Turqia tërbohet nga deklarata e presidentit amerikan Biden

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur sërish GJEN0ClD mizorit ndaj armenëve në Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e indinjuar kështu Turqinë.

“Ne hedhim poshtë pretendime dhe vendime të tilla që shtrembërojnë faktet historike për motive politike dhe dënojmë ata që këmbëngulin në këto gabime”, tha Ministria e Jashtme turke.

- Advertisement -

Për të dytin vit radhazi, Biden shfrytëzoi Ditën e Përkujtimit të Armenëve për ta dënuar GJEN0ClDlN që ndodhi më shumë se një shekull më parë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

“Më 24 prill 1915, autoritetet osmane arrestuan intelektualë armenë dhe drejtues të komunitetit në Kostandinopojë. Kjo shënoi fillimin e gjenocidit armen, një nga KRlMET masive më të mëdha të shekullit të 20-të”, tha presidenti amerikan.

“Sot ne kujtojmë një milion e gjysmë armenë të cilët u deportuan, msakruan ose marshuan drejt humbjes se jetes së tyre përmes një fushate shfarosjeje dhe ne vajtojmë për humbjen tragjike të kaq shumë jetëve”, tha lideri amerikan në një deklaratë. Në vitin 2019, të dyja dhomat e Kongresit të SHBA miratuan rezoluta që njohin GJEN0ClDlN ndaj armenëve.

- Advertisement -

Turqia, si pasardhëse ligjore e Perandorisë Osmane, njeh vrasjen e 300 deri në 500 mijë njerëzve, por kundërshton klasifikimin e gjenocidit, shkruan dpa. Turqia beson se armenët dhe turqit humben jeten në Iuftën civile që ndodhi kur armenët u ngritën kundër autoriteteve osmane, në anën e trupave ruse që suImuan Perandorinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit