-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision shfaqet me simbolin ‘Z’ të Rusisë

Rekomandime

Këngëtarja serbe Ana Duriq e njohur si Konstrakta, do përfaqësojë Serbinë në Eurovisionin e këtij viti. Në fotografinë zyrtare të Eurovision 2022, ajo shihet e ulur me një fustan ngjyrë të kuqe, ku përballë ka dy tavolina në formë të shkronjës Z.

Në një postim në Twitter ‘Eurovision Kosova’ ka hedhur dyshimet se mos përfaqesuesja serbe në Eurovizion 2022 po përcjell një mesazh të fshehtë që mbështet Rusinë përmes një fotografie.

- Advertisement -

“Përfaqësuesja serbe në Eurovision 2022 në fotot zyrtare të Eurovizionit është fotografuar me një tavolinë në formë ‘Z’. Pyetja është nëse Serbia po e mbështet okupimin rus në Ukrainë përmes Eurovizionit duke përdorur këtë simbol?!”-shkruhet në postimin në Twitter bashkangjitur me foton e këngëtares.

Eurovision 2022 do të nisë më 10 maj dhe nata finale do të mbahet më 14 maj në Itali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit