16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti ia uron postin e kryetarit të LDK’ Abdixhikut: Pres opozitë të fortë

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka uruar pozitën e re në LDK Lumir Abdixhikut, atë të kryetarit.

- Advertisement -

Kurti, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka pritur bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe qeverisë, si dhe opozitarizëm, siç e quan ai, të fortë në legjislaturën e re, për të cilën nga partia e tij kanë thënë se do konstituohet në fund të marsit, përcjell Gazeta Express.

“Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

- Advertisement -

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit