-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Paralajmërime për bomba dhe evakuime masive nga shkollat në Malin e Zi

Rekomandime

Në të gjithë Malin e Zi, disa shkolla fillore janë zbrazur për shkak të njoftimeve anonime për bomba.

Raportet mbërritën në adresat e postës elektronike të shkollës.

- Advertisement -

Mediat e Podgoricës raportuan se në mesazhet kërcënuese thuhej se të gjithë do të vriteshin.

“Në mjediset e shkollës janë vendosur shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbijetojë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Pas mesazhit janë zbrazur shkollat ​​në Tivar, Berane, Nikshiq, Bijelo Polje, Kolashin, Herceg Novi, Cetinje, ndërsa raportimi për bombën ka mbërritur edhe në adresat e komunës dhe gjykatës në Tivar, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

- Advertisement -

Rreth 19 adresa të shkollave fillore në Nikshiq, duke përfshirë shkollat ​​rajonale, morën paralajmërimin e njëjtë për bombë. Drejtoresha e shkollës fillore “Luka Simonoviq” në Nikshiq tha se sot në shkollën e saj nuk do të ketë mësim për arsye sigurie, përcjell Gazeta Express.

“Sot në mëngjes ka mbërritur një postë zyrtare në orën 7:13 se në shkollë janë vendosur bomba. Sot nuk do të ketë mësim për nxënësit për sigurinë e fëmijëve tanë. Po shkoj në komisariat për t’i informuar autoritetet. Të tjera shkollat ​​janë njoftuar, kështu që mësim do të ketë edhe në shkollat ​​tjera”, tha drejtoresha Marija Martinoviq.

- Advertisement -

Objektet do të inspektohen nga një ekip special nga Podgorica, shkruan RTCG. Mediat në Podgoricë raportojnë se të gjitha forcat policore janë angazhuar dhe ndodhen në terren.

Shkollat ​​malazeze u zbrazëm gjithashtu në fillim të prillit kur një kërcënim për bombë erdhi nga ekstremisti rus Vladimir Podznyakov.

Podznjakov më vonë mohoi akuzat se ai ishte pas kërcënimit me bombë në shkollat ​​malazeze dhe pretendoi se emri i tij ishte keqpërdorur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit