Ish-Kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në podiumin e Kuvendit Kombëtar, teksa ngjitej për të mbajtur fjalën e tij.
Mesa duket Berisha është emocionuar, pasi delegatët demokratë, sapo është dëgjuar emri i tij janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur.
- Advertisement -
Berisha ka zënë në njërën shkallë të podiumit, ndërkohë është ngritur menjëherë nga truproja i tij.