8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa shpreh keqardhje për komentet e Osmanit në Kushtetuese: Si kryetare e Kuvendit duhet të mbante qëndrim neutral

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se komenti i Vjosa Osmanit i dërguar në Gjykatë Kushtetuese përmes të cilit ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm i dekreti i Hashim Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit është një sjellje e padrejtë e saj ndaj partisë dhe njerëzve të LDK-së.

- Advertisement -

Mustafa në një lidhje direkte për emisionin Frontal në T7, ka thënë se shpreh keqardhje për mundin që ka bërë Vjosa Osmani kur ka vendosur që të shkruaj një koment të tillë 14 faqesh.

“Shprehi keqardhje për mundin që e ka bërë zonja Osmani. Ajo në vend që të mbroj LDK-në.. Konsideroj mjaft të padrejtë këtë sjellje të saj ndaj LDK-së dhe njerëzve të LDK-së. Ajo ia ka borgj LDK-së që të sillet me korrektsi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se është e drejtë e Osmanit që të shkruaj komente, por thotë se në pikëpamje parimore nuk është e drejtë që ajo të mbajë anën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se nuk e ka kontaktuar lidhur me çështjen e komentit në Kushtetuese.

- Advertisement -

“S’kam kontaktuar. Ka qenë e drejtë ajo që të shkruaj komente. Por në pikëpamje parimore, nuk e shoh të drejtë që ajo të mbajë anën e Vetëvendosjes. Si kryetare e Kuvendit ajo duhet të mbante një qëndrim netural”, ka thënë tutje Isa Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit