10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Hoti: Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka lavdëruar punën e ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë 100 ditëve të punës së Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Hoti tha se ministrat e LDK-së e kanë kryer punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore.

Ai theksoi se këta ministra kanë kulturë tjetër të qeverisjes.

Ky është postimi i tij:

- Advertisement -

Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.

Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.

- Advertisement -

Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.

Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit