Avokati dhe ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovë, Xhevdet Smakiqi me një postim në rrjetin social Facebook, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se eksponentët e tij e kanë larguar nga puna gruan e dëshmorit Ilaz Kodra, pas asnjë fakt, shkruan Gazeta Metro.
Smakiqi shkroi se sot Kurti ishte në homazhe për dëshmorin Ilaz Kodra, por gruaja e tij është suspenduar nga puna me urdhrat e partiakëve të kryeministrit.
“Albin Kurti bënë homazhe te varri i Ilaz Kodres, ndërkohë që bëashkëshortja e Ilaz Kodrës Znj.Kimete Kodra një ndër menaxheret më profesionale në Postën e Kosovës, nën urdhërat e komisarëve politik të LVV-së më shumë se dy muaj pa asnjë provë, pa asnjë argument është suspenduar nga puna nga U.d Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu”, shkroi ai.
Ai më tutje ia bëri me dije kryeministrit Kurti se ai mund ta suspendojë nga puna gruan dëshmorit, po ajo nuk iu është nënshtruar asnjë parti, e nuk i nënshtrohët as partisë së shefit të qeverisë.
“Mashtrimi i Albin “Patriotit” theje kryet për graniti te varrit te Komandantit Ilaz Kodra, kurse për inate politike suspendoje bashkshortën e Ilaz Kodrës nga puna pa asnjë provë, vetëm se nuk i nënshtrohet asnjë partie politike”, shkroi Smakiqi.