12.3 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Trepça e fiton Kupën e Kosovës – Pamje nga festa

Rekomandime

Mitrovicasit sonte kanë dalë për të festuar në rrugët e qytetit pas fitores së Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Me brohoritje, këngë dhe fishekzjarrë ishte festa e cila u zhvilluar për disa kohë në Mitrovicë.

- Advertisement -

Trepça e ka mundur Bashkimin me rezultat 76-62.

Bashkimi e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-19, ndërsa në çerekun e dytë u kthye Trepça, duke e fituar 18-10.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 37-36, në të mirë të mitrovicasve.

- Advertisement -

Çerekun e tretë, Trepça e fitoi 16-15, ndërsa edhe çerekun e katërt po ashtu e fitojë me 19-11.

Më të mirët te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, Gordon me 21 pikë dhe 10 kërcime.

- Advertisement -

Teksa te Bashkimi u dalluan Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë dhe tri asistime.

Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit