0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Eksperti i UFO-ve: Ky shpend është dërguar nga alienët për të na monitoruar

Rekomandime

Një ekspert i UFO -ve beson se pulëbardha mund të jenë spiunë që janë dërguar nga alienët në tokë për të spiunuar njerëzimin. Nick Pope, i cili punoi si këshilltar i qeverisë dhe hetoi UFO-t për Ministrinë e Mbrojtjes, tha se ato mund të paraqesin një kërcënim serioz duke mbledhur prova për alienët.

Ai tha se alienët mund të përdorin zogjtë për të na monitoruar. “Nëse alienët duan të kontrollojnë një organizëm të gjallë do të ishte më mirë të zgjidhnin diçka të zakonshme dhe të kudondodhur si është një pulëbardhë apo një mizë.”, tha ai, raporton The Mirror.

- Advertisement -

“Diçka që normalisht nuk do t’i kushtonit shumë vëmendje. Kështu gjatë gjithë kohës do të na spiunonin, regjistronin gjithçka dhe dërgonin informacione rreth nesh në botën e huaj. Kështu që herës tjetër kur jeni duke goditur një mizë kujdes se mund të jeni duke nisur një luftë ndër-yjore.

Çdo civilizim që vjen këtu nga sisteme të tjera yjore, padyshim që ka teknologji që për ne duket si magji, prandaj dhe janë të aftë të vendosin kamera ose regjistrues në çdo krijesë dhe më pas t’i kontrollojnë ato”, është shprehur Nick.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit