14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

VIDEO/ Ushtria e Ukrainës tregon se si po i shkatërrojnë tanket dhe pajisjet ushtarake ruse

Rekomandime

Pjesëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës kanë publikuar në rrjetet sociale pamje që thuhet se tregojnë “shkatërrimin e tankeve, pajisjeve ushtarake dhe artilerisë ruse” në qytetin lindor të Izyum.

Ndonëse autenticiteti i videos nuk është konfirmuar, aty thuhet se janë shkatërruar 15 tanke dhe gjithsej 30 objektiva të armikut rus.

- Advertisement -

Ndryshe, më herët këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse po bombardonte vazhdimisht dhe pamëshirshëm ndërtesat dhe zonat e banuara në lindje të vendit.

- Advertisement -

Zelensky i krahasoi suImet në Izyum me situatën në Mariupol, një qytet port që u shkatërrua pasi ishte objektiv i sulmeve të përditshme që nga fillimi i agresionit rus.

Edhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka vepruar “si i shthurur” në agresionin e tij në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit