16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lumir Abdixhiku tregon se si votoi për propozimin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për KALLXO.com ka thënë se ka abstenuar në lidhje me propozimin për iniciimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga ana e LDK-së.“Kam abstenuar”, është përgjigjur shkurt Abdixhiku për KALLXO.com.KALLXO.com pak minuta më parë raportoi në lidhje me mosvotimin e propozim mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.Vjosa Osmani, ka thënë për KALLXO.com se së bashku me Lumir Abdixhikun nuk kanë votuar fare për propozimin e inicimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Lidhja Demokratike mbajti mbledhjen e kryesisë.Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë konferencës për media, pas mbledhjes së partisë tha se nuk mund ta lejojë Kurtin që të tallet me ministrat e tij.Këtë deklaratë Mustafa e dha pas asaj që LDK-ja do të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.“Unë nuk mund te lejoj që z.Kurti të ma tallë cdo dite ka një ministër dhe të ma shkarkoj. Nuk kam folë me Kurtin, i kam shkru se vendimin nuk ia pranoj. Nuk më ka kthy përgjigje”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit