Ushtria ukrainase ka shkatërruar një autokolonë ruse. Pamjet janë publikuar nga Garda Kombëtare. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Izyum.
Autokolona, thuhet se përbëhej nga tanke, mjete të blinduara dhe artileri të rëndë. Detajet janë ende të paqarta për këtë ofensivë ushtarake ukrainase ndaj armikut, shkruan BBC.
Vlen të theksohet se Iuftimet e ashpra mes dy ushtrive tanimë janë duke u zhvilluar në Lindje të vendit, më konkretisht në Rajonin e Dombasit. Disa prej ekspertëve dhe analistëve besojnë se Rusia do të shpallë fitoren e plotë në këtë rajon në 9 maj, në ditën që është edhe festa e fitores.
Nga ana tjetër, disa prej zyrtarëve të lartë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, mendojnë që 9 maji, do të jetë pikërisht dita që Putini mund të shpallë Luftën e Tretë Botërore.
Absolutely incredible footage of the Ukrainian 30th Mechanized Brigade targeting and destroying Russian gathering equipment including BM-27 Uragan MRLSs, supply and ammunition transporting trucks.#Russia #Ukraine pic.twitter.com/zXzSeR6bRD
— BlueSauron👁️ (@Blue_Sauron) April 29, 2022