16 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Rusia merr vendimin e papritur për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Rekomandime

Kreu i programit hapësinor rus ka lajmëruar se Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe nuk do të punojë më me NASA-n dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Drejtori i Përgjithshëm i Roscosmos Dmitry Rogozin i tha televizionit shtetëror rus më herët sot se Moska nuk do të bashkëpunojë më me partnerët e saj ndërkombëtarë në bordin e ISS, duke konfirmuar se vendimi për t’u tërhequr tashmë është marrë.

- Advertisement -

Ai tha se Roscosmos nuk i kërkohet të japë një datë të saktë të tërheqjes së tij, por pohoi se programi hapësinor rus do t’i përmbahet periudhës së caktuar të njoftimit njëvjeçar.

“Vendimi është marrë tashmë dhe ne nuk jemi të detyruar ta diskutojmë publikisht”, tha Rogozin për Rossiya 24 – megjithëse të premten ai shtoi se Rusia do të vazhdojë të punojë në ISS “sipas kornizës kohore të përcaktuar nga qeveria, deri në të paktën 2024.

Lajmi vjen pasi Rogozin publikoi një mori postimesh në Twitter në fillim të këtij muaji, në të cilat ai kritikoi sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

“Unë besoj se rivendosja e marrëdhënieve normale midis partnerëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe projekteve të tjera të përbashkëta është e mundur vetëm me heqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të sanksioneve të paligjshme”, shkroi shefi i hapësirës në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit