11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Perveç Suedisë edhe ky shtet e akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore

Rekomandime

Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.

BBC shkruan se të dy po thërrasin ambasadorët rusë për incidentin. Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një avion zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për një moment shumë të shkurtër dhe se avionët danezë F-16 ndërhynë menjëherë. Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale.

Ndërsa Danimarka është anëtare e NATO-s, Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës. Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes i tha gazetës Dagens Nyheter se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit