8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grafitet “UQK”, Çitaku – Petkoviqit: Mësoji agjentët e tu se si shkruhet UÇK

Rekomandime

Disa grafitë ku shkruhet “UQK”, janë paraqitur në muret e shtëpive të serbëve në një fshat të komunës së Lipjanit.

Grafitet e dyshimta, me gabimin drejtshkrimor për akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), janë përdorur në formë propagande nga mediat e zyrtarët serbë për t’u viktimizuar.

- Advertisement -

Dhe, e gjitha ka ndodhur përderisa raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka shpërndarë fotografitë e grafiteve, duke iu drejtuar von Cramonit për kërcënimet që sipas tij, përjetojnë serbët e Kosovës.

“Oh Zot. Ndaluni. Është e turpshme. Të paktën është dashur t’ua mësosh agjentëve të tu se si shkruhet drejt UÇK”, ka shkruar Çitaku, duke iu drejtuar Petkoviqit.

- Advertisement -

Petkoviqit i ka reaguar edhe deputeti Behgjet Pacolli, duke thënë se provokimet e përhershme nga zyrtarët serbë ndaj Republikës së Kosovës, janë bërë një gjendje mentale e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit