Ushtria ukrainase ka filluar që të bombardojë caqet e furnizimit me armë dhe pajisje ushtarake të ushtrisë ruse, së fundi ata kanë shkatërruar dy anije ruse të cilat bartnin armë për ushtrinë e Kremlinit, transmeton Gazeta Metro.
Anijet u shkatërruan me dronin Turk Bayraktar TB-2, i cili është treguar mjaftë efektiv kundër forcave ruse.
Ngarkesa me armë u shkatërrua në afërsi të ishullit të gjarpërinjve, i cili në ditët e para ishte bërë model i rezistencës kundër agresorëve rusë, pasi që 13 ushtarë ukrainas kishin refuzuar të dorëzonin ishullin pa luftë në ditët e para të luftës.
“Dy anije me armë ruse janë shkatërruar nga dronët sulmues ukrainas TB-2 Bayraktar pranë ishullit Zmiiny (ishulli i gjarpërinjve) afër Odesës, sipas Oleksii Honcharenko. Ky është ishulli që dha sloganin e pavdekshëm me propozimin e një destinacioni udhëtimi për një luftanije ruse”.
Two Russian gunboats have been destroyed by Ukrainian TB-2 Bayraktar assault drones near Zmiiny isle (Snake isle) close to Odesa, according to Oleksii Honcharenko. This is the isle which gave the immortal slogan with the proposal of a travel destination for a Russian warship. pic.twitter.com/A0llIpFcad
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) May 2, 2022