24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Dronët Bayraktar i bëjnë shkrumb e hi dy anije me armë të cilat dërgonin pajise për ushtrinë ruse

Rekomandime

Ushtria ukrainase ka filluar që të bombardojë caqet e furnizimit me armë dhe pajisje ushtarake të ushtrisë ruse, së fundi ata kanë shkatërruar dy anije ruse të cilat bartnin armë për ushtrinë e Kremlinit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Anijet u shkatërruan me dronin Turk Bayraktar TB-2, i cili është treguar mjaftë efektiv kundër forcave ruse.

Ngarkesa me armë u shkatërrua në afërsi të ishullit të gjarpërinjve, i cili në ditët e para ishte bërë model i rezistencës kundër agresorëve rusë, pasi që 13 ushtarë ukrainas kishin refuzuar të dorëzonin ishullin pa luftë në ditët e para të luftës.

“Dy anije me armë ruse janë shkatërruar nga dronët sulmues ukrainas TB-2 Bayraktar pranë ishullit Zmiiny (ishulli i gjarpërinjve) afër Odesës, sipas Oleksii Honcharenko. Ky është ishulli që dha sloganin e pavdekshëm me propozimin e një destinacioni udhëtimi për një luftanije ruse”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit