11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Çka është avioni i “ditës së kijametit” që u pa duke fluturuar mbi qiellin e Rusisë?!

Rekomandime

Avioni “i ditës së kiametit” i presidentit rus, Vladimir Putin, që i mundëson mbrojtje dhe siguri për ta vazhduar qeverisjen e Rusisë në rast të një lufte bërthamore, është parë duke fluturuar rreth Moskës ditëve të fundit, ka raportuar Daily Mail.

Një video e publikuar dëshmon se ky avion ka bërë një parakalim të ulët në skajet e qytetit, me ç’rast ka shkaktuar tensione dhe druajtje se ai do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë në një luftë bërthamore.

- Advertisement -
Avioni special i Vladimir Putinit i ashtuquajtur “Dita e Kijametit”, i cili e lejon atë të vazhdojë të sundojë Rusinë gjatë një lufte bërthamore, është parë duke fluturuar në Moskë

Por, zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet në paradën vjetore të Ditës së Fitores të së hënës (9 maj) në Sheshin e Kuq, dhe se është i përfshirë vetëm në ‘prova’ për shfaqje.

Gjiganti pa dritare i kohës sovjetike, përveç kabinës së pilotit, që është i njohur edhe si “Kremlini Flturues”, nuk është parë në kremtimet për Ditën e Fitores që nga viti 2010.

- Advertisement -

Për ta shprehur gatishmërinë bërthamore të Rusisë, në këtë ditë do të shfaqen po ashtu edhe bartësit strategjikë të raketave “Tu-95MS” dhe “TU-160”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se tetë avionë “MiG-29SMT” do të fluturojnë në formën e shkronjës “Z”, për të mbështetur pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në operacionin special në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit