13.2 C
Pristina
Monday, May 29, 2023

Krasniqi: Gjykata Speciale është arsyeja pse Thaçi e mbështeti ndryshimin e kufijve

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7, ka treguar dyshimet e tij se pse bisedimet e Kosovës me Serbinë kanë kaluar nga niveli teknik në atë politik. E ai shtoi se ka dyshimet e veta se Hashim Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është mundur t’i ikë Gjykatës Speciale

“Unë kam qenë kundër kalimit nga bisedime teknike në politike, unë kam qenë kundër bisedimeve politike” tha Krasniqi, duke shtuar se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës në shpalljen e pavarësisë dhe një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e detyroi Kosovën që të bëjë bisedime teknike e jo politike”.

- Advertisement -

Ai tha se Thaçi i filloi bisedimet politike duke “argumentuar se e ka mbështetjen e Uashingtonit e Brukselit” duke shtuar se sikur Kosova të kërkonte të zhvillonte bisedime për t’u kthyer nën Serbi, SHBA’ja e BE’ja nuk do të kundërshtonin.

E pyetur se pse Hashim Thaçi i filloi këto bisedime, ai shtoi se frika më e madhe është Gjykata Speciale.

“Unë mendoj që një rol negative e ka edhe Gjykata Speciale. E konsideroj që përpjekja që dikush t’i ikë Gjykatës Speciale duke bërë manovrime të ndryshme, mendoj që e ka dëmtuar procesin politik. Kështu e shoh, ndoshta nuk kam të drejtë, por kam të drejtë ta them” tha ai, duke shtuar se personat e implikuar nga Gjykata Speciale nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -