5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Profesori amerikan tregon kushtin që Kosova dhe Serbia të jenë pjesë e BE-së

Rekomandime

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar deklaratën e vendeve të QUINT-it rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben Meir ka shkruar në Twitter se nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë dialogun.

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e ATO-s dhe Quinti-t(SHBA,Franca,Gjermania,Italia dhe Britania e Madhe) janë aleatët e tyre, dhe nëse ato nuk duan pengesa në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar, i cili ka ngecur që nga viti i kaluar”, ka shkruar profesori amerikan.

Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit