4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Lajçak e publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiq

Rekomandime

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

- Advertisement -

Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzqeshur, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq që i shihet i ngrysur.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin.

Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen.

- Advertisement -

Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, në media u raportu se kjo darkë ka filluar që nga ora 19:45.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit