Enver Dugolli, deputet i Vetëvendosjes u ka kërkuar opozitës që të ndalin zhurmat në Kuvend, përderisa sot shënoohet Dita e Dëshmorëve.
Dugolli duke tentuar të luajë populistin, nuk i dhezi fare e as nuk kishte send, ndonëse bashkëpartiakët e tij shquhen për këtë.
‘’Sot është dita e dëshmorëve. Prandaj ndërprejeni këto zhurma. Historia jonë është e madhe pse kemi dëshmorë. Nuk do të harrohet, sepse kemi dëshmorë. Të paktën 2 minuta heshtni sepse po i trazoni dëshmorët. Dita e Dëshmorëve nuk përkujtohet me zhurmë e krisma. Dëshmorët nuk duan zhurma. Krismat dëshmorët i patën dëgjuar në momentet e fundit të rënies së tyre.’’, tha ai.