13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Paralajmëron gjenerali britanik: Të burgosurit ukrainas mund të parakalojnë në Ditën e Fitores në Moskë

Rekomandime

Gjeneral Lord Richard Dannatt, ish-kreu i ushtrisë britanike, ka thënë për Sky News, se jemi duke shkuar drejt ditëve të fundit të luftimeve për Mariupolin.

Lord Dannatt beson se Rusia do të kërkojë të arrij sukses në qytet deri në ‘Ditën e Fitores’ të hënën, duke shtuar se ai ka frikë se të burgosurit ukrainas mund të jenë pjesë e paradës në Moskë.

- Advertisement -

Për Sky News, ai është shprehur: “Unë mendoj se tani jemi duke i parë ditët e fundit të këtij episodi tragjik dhe të tmerrshëm në fabrikën e çelikut Azovstal. Nesë ktheheni dhe mendoni para një jave ose 10 dite, Putin njoftoi se ai do ta rrethoj plantacionin aq ashpër sa që as edhe një mizë nuk do të mund të futet ose të largohet nga aty. Pra, kjo është një tregues se rusët po e kanë shumë të vështirë t’i nënshtrojnë të kapurit aty”, tha Dannatt.

Tutje, ai parashikoi se të burgosurit ukrainas mund të parakalojnë në festën e Ditës së Fitores që në Moskë festohet me 9 maj.

“Mund të duket se ata tani kanë vazhduar sulmet e drejtpërdrejta në fabrikën e çelikut në mënyrë që ta shuajn pjesën e mbetur të rezistencës atje, kështu që ata mund të pretendojnë të hënën se e kanë kapur Mariupolin. Prandaj, rusët e kanë kompletuar korridorin tokësor nga Krimea, nëpërmjet Donbasit, drejt Rusisë. Kjo është një tragjedi që po zhvillohet para syve tanë. Disa civilë mund të largohen për dy ose tri ditëve gjatë armëpushimit që po diskutohet. Por për ushtarët aty, kam frikë se e ardhmja është shumë e zymtë. Mendoj se mund ta shohim pamjen e të burgosurve ukrainas duke parakaluar në Moskë të hënën gjatë festimeve. E njejta ka ndodhur me gjermanët në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe unë kam një parandjenjë të tmerrshme se e njejta do të ndodhë përsëri të hënën”, përfundoi ish-kreu i ushtrisë britanike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit