10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

160 mijë qytetarë do të mund të tërheqin vetëm nga 8 euro nga Trusti

Rekomandime

Rreth 630 mijë qytetarë do të mund të tërheqin 10 për qind të kontributeve pensionale, nëse aprovohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nga Kuvendi.

- Advertisement -

Për këtë do të nevojiten së paku dy deri në tri javë, pasi javën e kaluar ky institucion nuk aprovoi mocionin që ky projektligj të procedohet në mënyrë të përshpejtuar.

Por, pavarësisht kësaj, 50 për qind e 630 mijë qytetarëve kanë kursime të pakta në Trust. Sipas të dhënave, 160 mijë qytetarë kanë vetëm nga 80 euro të kursyera që i bie se mund të tërheqin vetëm nga 8 euro, raporton KOHA.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, gjatë një vizite të martën në Trust, ka thënë se tërheqja e 200 milionë eurove nga Trusti do të jetë një injeksion i mirë për ekonominë e vendit.

- Advertisement -

Ndërkohë, drejtori i Trustit, Ardian Zalli, njoftoi se i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe se aplikimi për tërheqjen e mjeteve do të bëhet online.

Qeveria e Kosovës më 22 korrik ka aprovuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Me anë të këtij projektligji ndryshohen dhe plotësohen disa ligje, në mesin e tyre Ligji për fondet pensionale të Kosovës dhe Ligji për tatimin në të ardhura.

- Advertisement -

Për mjetet e tërhequra nga Trusti, Qeveria ka bërë të ditur se nuk do të ketë tatim. Propozimi për tërheqjen e këtyre mjeteve është bërë me qëllim të ngritjes së kërkesës agregate.

Por, sipas raporteve të shoqërisë civile, masa e re për stimulim të ekonomisë nuk garanton rritjen e parashikuar të kërkesës agregate.

Kjo pasi siç thonë nga kjo masë nuk përfitojnë personat që kanë nevojë për para të gatshme sikurse personat e papunë, ose ata që kanë kursime të pakta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit