10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vetëvendosje e thotë sërish: S’do të lejojmë të mbahen seancat sa herë që në sallë është Driton Selmanaj

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se do të pengojnë edhe seancat tjera në qoftë se në sallë është i pranishëm zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

- Advertisement -

Aliu në një konferencë për media tha se kanë penguar seancën për shkak se Selmanaj është i padëshiruar në Kuvend, transmeton Telegrafi.

“Seanca e u ndërpre për shkak të protestës për praninë e Selmanajt në Kuvend. Ne kemi shpreh qëndrimin tonë se ai është i padëshirueshëm në Kuvend për shkak të deklaratës së tij për të pagjeturit. LDK dhe Qeveria e dinë këtë gjë, prezenca e tij ishte provokim. Ata po dështojnë të sjellin ligje”, u shpreh ai.

Deputeti theksoi se sa herë të jetë në sallë Selmanaj, ata do të vazhdojnë me veprime të tilla.

- Advertisement -

“Nëse Selmanaj do të vjen, dihet reagimi jonë. Sa të është në sallë Selmanaj, ne do të qëndrojmë aty dhe do të pamundësojmë zhvillimin e seancës”, shtoi ai.

Ndryshe, deputetët e LVV-së sot nuk kanë lejuar që të mbahet seanca pasi që aty ishte edhe zëvendëskryeministrin Selmanaj. Ata kanë goditur tavolinat në Kuvend, duke pamundësuar zhvillimin e  seancës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit