Karen Saknazarov, regjisori rus dhe mbështetës i flaktë i presidentit Vladimir Putin ka shokuar publikun me deklaratat e tij në lidhje me Iuftën në Ukrainë.
“Për ata që kundërshtojnë shkronjën “Z” nuk do të ketë mëshirë“-u shpreh Saknazarov në një interivstë për televizionin Russia 1, duke kërcënuar kështu të gjithë ata që kundërshtojnë luftën e Putinit, duke vënë në dukje se do të përballen me dënime të rënda, si “kampet e përqendrimit dhe sterilizimi”.
Regjisori i shquar, i ftuar shpesh në televizionin shtetëror rus, disa orë më vonë, pohoi se komentet e tij ishin të izoluara nga konteksti i tyre i përgjithshëm.
Me një ton të ngjashëm me atë të kineastit rus, Putini kohët e fundit liderët e opozitës i krahasoi me “mushkonja” dhe “tradhtarë” që përpiqen të dobësojnë vendin me urdhër të Perëndimit. Presidenti rus në mars i bëri thirrje shoqërisë që të “pastrohet ” nga opozita.