11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kjo është arsyeja pse Kurti se takoi ambasadorin Grenell

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Munih të Gjermanisë.

- Advertisement -

Ai edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme.

Në një deklaratë për Zyra e Kryeministrit ka treguar edhe arsyen se pse Kurti nuk është takuar me ambasadorin amerikan, në të njëjtën kohë edhe Përfaqësuesin Special të presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell.

Sipas Zyrës së Kryeministrit Kurti, ky i fundit vetë nuk ka kërkuar takim me Grenell-in nën arsyetimin se janë takuar më herët.

- Advertisement -

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit dhënë .

Kujtojmë se ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka kërkuar nga ana e qeverisë së re që taksa ndaj Serbisë të hiqet.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se taksën do ta heq por do të vendos reciprocitetin.

Kurti këto deklarata i bëri me anë të një njoftimi në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë”, ka shkruar Kurti.

“Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohje e pavarësisë së Kosovës”, kishte shkruar Kurti.

Përkrahja ndaj Kurtit për heqjen e taksës nuk ka munguar por, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për vendosjen e reciprocitetit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Grenell vazhdimisht kishte kërkuar nga qeveria e re heqjen e taksës prej 100% ndaj Serbisë.

Madje Grenell kishte dalë kundër edhe ish- kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli të cilit i kishte thënë se Kryeministri i ri  ka të drejtë ta heq taksën.

Gjatë ditës raportoi edhe për intervistën e dhënë nga Kurti pë Dw ku foli edhe për përballjen me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe ‘minischengenin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit