11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Hashim Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së

Rekomandime

Presidenti i vendit Hashim Thaci ka reaguar përmes një postimi në Facebook.Ai ka shkruar se është krenar që kanë qenë ushtar i UÇK-së, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ky reagim i Thaçit vjen ndaj një deklrate të deputetes së VV-së, Fatmir Kollçaku.

Reagimi i plotë:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

- Advertisement -

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

- Advertisement -

UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.

Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë.Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës. HTH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit